Gay.al është një faqe shqiptare e krijuar vetëm për komunitetin LGBT (gej, lezbike, biseksual, transgjinor). Hapja e kësaj faqe është një iniciativë e pavarur dhe nuk ka asnjë qëllim fitimprurës. Faqja është falas dhe në shërbim të vizitorëve,të cilët do të kenë mundësi të marrin informacionet më të fundit lgbt nga vendi dhe nga bota,të lexojnë dhe publikojnë historitë e tyre,të behen pjesë e diskutimeve interesante në forum,të futen në Chat dhe të bejnë njohje të reja. Falë anëtareve të shumtë që bëhen pjesë e këtij komuniteti, gay.al pasurohet cdo ditë me materiale nga më të ndryshmet, prandaj ne ju bëjmë thirrje që të jeni aktiv duke publikuar sa më shumë fotografi, video, tregime erotike por edhe duke hapur tema në forum në menyrë që të trajtojmë temat dhe problematikat delikate për komunitetin tonë dhe të njohim më mirë njeri-tjetrin. Përmes kësaj faqeje synojmë të hapim një dritare komunikimi midishomoseksualëve në Shqipëri, Kosovë dhe vendet e tjera ku jetojnë shqipfolës. Kush e financon këtë projekt? Për ne krijimi dhe mirëmbajtja e kësaj faqeje nuk është biznes, për këtë arsye, edhe në faqen tonë nuk shihni reklama, dhe kjo faqe do të vazhdoj të jetë falas dhe nuk do tju kërkojë asnjëherë anëtarëve të paguajnë për të pasur një profil këtu. Patjetër që egzistenca e kësaj faqeje ka një kosto, dhe kjo kosto nuk sponsorizohet nga ndonjë organizatë joqeveritare ose biznesmen, por është kontributi i krijuesve të faqes dhe kontributi i disa prej anëtarëve që falë ndihmesave të tyre na ndihmojnë të mbajmë gjallë këtë projekt. Nëse dëshironi të jepni kontributin tuaj, ju kujtojmë se mund ta bëni nëpërmjet llogarisë tonë në Paypal e cila është info@gay.al Kush e frekuenton këtë faqe? Duke qënë se kjo faqe është e rezervuar vetëm për komunitetin lgbt, pjesa më e madhe e anëtarëve dhe vizitorëve janë gay, lezbike, biseksualë dhe transeksual. Kryesisht anëtarët e kësaj faqeje ndodhen në Shqipëri (rreth 70% e tyre), por nuk mungojnë edhe anëtarët nga Kosova, Maqedonia dhe vende të tjera ku jetojnë dhe punojnë shqipfolës. Por nuk mungojnë edhe të huaj që planifikojnë të vizitojnë, ose jetojnë në vendin tonë. Si sigurohet anonimati i anëtarëve? Si në të gjitha faqet e internetit, edhe këtu, për të krijuar një profil duhet të kesh edhe një adresë emaili e cila duhet të jet e flevshme për të aktivizuar llogarinë. Ne të Gay.al bëjmë një punë të madhe për të mbrojtur të dhënat e anëtarëve, por megjithatë ne ju sugjerojmë të mos përdorni një adresë emaili e cila përmban emrin dhe mbiemrin tuaj, të mos përdorni emrin tuaj të vërtet si pseudonim, dhe mbi të gjitha, vendosni foton tuaj vetëm nëse jeni të bindur që asnjë person që ju njeh mund ta vizitojë këtë faqe. Një falenderim i madh shkon per.. ...Të gjithë anëtarët e regjistruar në ketë faqe, të gjithë atyre që kanë qëndruar gjithmonë me ne në çdo moment që nga krijimi i kësaj faqeje. Një falenderim i madh shkon edhe për të gjithë ata që falë kritikave, sugjerimeve dhe reklamimit të kësaj faqeje na kan ndihmuar të bëhemi një pikë referimi për të gjithë komunitetin lgbt shqipëfolës. Falenderojmë gjithashtu të gjithë ata që përveç sugjerimeve kanë dhënë kontributin e tyre ekonomik për të na ardhur sadopak në ndihmë me shpenzimet që kërkon funksionimi dhe mirmbajtja e Gay.al. Pa kontributin TUAJ kjo faqe nuk do të ishte ajo që është sot. Faleminderit nga zemra :) Per me shume informacione na kontakton ne e-mailin: gaypikal@gmail.coml Me respekt stafi i Gay.al

8 comments:

  1. si mund te futesh tek profili. apo nuk ekziston me accounti personal

    ReplyDelete
  2. E treta her qe mu humbet profili tek ju, qka asht ne pytje?

    ReplyDelete
  3. perse nuk dalim me profilet e rregjistruara ? dhe pers enuk ka nje opsion per te futur usen name dhe pasword?

    ReplyDelete
  4. Duam catin e vjeter me profile personale ju litem konsideroheni nje her

    ReplyDelete
  5. duam perseri profilet personale

    ReplyDelete
  6. Chati me i madh me mbi 200 djeme online: http://chatoshqip.com/

    ReplyDelete
  7. Chati me i madh me mbi 200 djeme online: http://chatoshqip.com/

    ReplyDelete
  8. pse nuk hapet chati Gay.al

    ReplyDelete